Tre te dyshuarit për një vrasje që u shmang në Manzë para pak ditësh dhe të dyshuar si vrasës me pagese u lane ne burg nga Gjykata e Durresit.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg per Gazmend Dervishi, Dritan Nikollin, Bruno Shehun.
Te tre keta persona dyshohet se u paguan per te vrare një familje nga Manza, edhe kjo e dyshuar si e përfshirë në trafikun e drogës.
Të tre personat u kapën pak para atentatit ndërkohë që permes tyre pritet të zbulohen edhe një varg ngjarjesh të tjera të rëndë që kanë ndodhur në Durrës.
Njëri prej të dënuarve i përket një bande të hershme në Shijak.












