Studentët e fakultetit të Gjeologji-Minierave e kanë nisur ditën sot me një protestë. Duke refuzuar hyrjen në mësim, ata kërkuan uljen e tarifave të studimit, pasi sipas tyre janë të papërballueshme.
Gjithashtu, studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave deklarojnë nga ana tjetër se I kanë paguar tarifat rregullimit por asnjë investim nuk është kryer në mjediset ku ata zhvillojnë procesin mësimor.
Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protestat edhe në ditët e ardhme, ndërsa kauzës së tyre I janë bashkuar edhe pedagogë.











