Darka e dy netëve më parë midis aleatëve në qeveri Edi Rama dhe Ilir Meta zbulohet se ka pasur një simbolik dhe një mesazh të përcjellë. Simbolika ka qenë e Ramës, i cili ka zgjedhur një lokal vetëm pak metra larg Burgut 313, si një mesazh për aleatin Meta.
Konstatimin e ka bërë Kastriot Myftaraj, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në TV “Klan”.
Myftaraj ka bërë të ditur se ftesa ka qenë e Edi Ramës për darkën dhe se zgjedhja e Restorant “Prestige” vetëm pak metra larg Burgut 313, ka qenë e mirë-studiuar dhe jo e rastësishme.












