Një shitës ambulant cigaresh, konfliktohet me policinë bashkiake. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e stome në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.
Videoja e postuar në rrjetet sociale nga “Jeta Osh Qef” tregon momentin kur cigareshitësi ambulant konfliktohet me efektivë të policisë bashkiake. Motivi i rezistencës dhe i përleshjes ka qenë sekuestrimi i paketave që ai shiste.












