Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” kryer në bashkëpunim, është arrestuar sot nga policia Tiranës. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se i arrestuari është Vitor Islami, 29 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Fushë-Mamurras.
Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal datë 09. 07.2 015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 19/1,25 dhe 283/a/2 te Kodit Penal.
Të njëta burime saktësojnë se ky person në bashkëpunim me Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha, dyshohet se kanë rrëmbyer shtetasin R. L. ( A. K.) në qytetin e Sarandës më datë 15. 07. 2015.












