Në përkujtim të rolit dhe figurës së Ibrahim Rugovës, Partia Demokratike kërkon vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës shtatoren e ish-presidentit të Kosovës.
PD kërkon nderimin më të madh për Ibrahim Rugovën duke vendosur shtatoren e tij në një nga sheshet kryesore të Tiranës. PD ka depozituar në Kuvend projekt-rezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova” në 10-vjetorin e vdekjes.
Aktualisht është e përfunduar shtatorja e Ibrahim Rugovës, inisiativë e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në vitin 2014. Ajo u krijua me fondet e bashkisë dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës.
Shtatorja është vepër e skulptorit Idriz Balani.












