Shoqata e ish-pronarëve ka protestuar në hyrje të parlamentit sot duke kërkuar që deputetët të mos rivotojnë ligjin e ri për pronat që diskriminon pronarët.
Protesta e tyre është mbështetur edhe nga partia Republikane.
Ligji i ri për pronat nuk është dekretuar nga Presidenti Nishani dhe është kthyer sërish në parlament.
Kundër këtij ligji ka votuar edhe PD.











