Në foto “In Memoriam” i Edi Ramës për viktimat e 21 janarit 2011
Përvec Berishës në parlament folën për 21 janarin edhe deputetë të tjerë.
Deputeti Erjon Brace në fjalën e tij mbrojti për herë të parë kreun e Kuvendit në lidhje me 21 janarin. “Po flasim për 4 të varrë dhe aleati ynë nuk ka vrarë kërrkend”, tha Brace duke kthyer plotësisht qëndrimin e PS për rolin e Metës në këtë ngjarje.
Brace ashtu sie dhe Rama në takimin me familjarët e viktimave tha se zbardhaj e 21 janarit mund të arrihet nga reforma në drejtësi e cila mund të shpëtojë sistemin nga kapja e një partie.
Deklara ae Braces në favor të Metës erdhi pasi deputeti i PD-së, Edi Paloka, tha se kërkesa e Braces për zbardhejn e 21 janarit është një sulm tjetër ndaj Metës më shumë se sa kërkesë llogarie për qeverinë e atëhershme. Paloka tha se edhe kryeprokurorja edhe Presidenti kanë qenë nën varësine PS dhe urdhrat i merrnin prej tyre në atë periudhë.
Deputeti Flamur Noka publikoi më pas nga telefoni i tij fjalimin e Ilir Metës në parlament pak ditë pas ngjarjes së rëndë. Në këtë video Meta shfaqej duke i cilësuar halabakë dhe kriminelë protestuesit.












