Petrit Vasili përgënjeshtron Luan Ramën.
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili theksoi sot se bashkëpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.
Deklarata e tij u bë pas një reagimi të sekretarit ët përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, i cili raportin e FMN e pa si një kambanë alarmi ndaj qeverisë, për krizën ekonomike që po troket.
I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama për këtë çështje, Petrit Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.
“Qëndrimi i Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti. Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, sqaroi Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një prononcim për mediat.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
LSI avancon në sulmet ndaj qeverisë: Raporti FMN paralajmërim për krizë
/web/LSI_avancon_ne_sulmet_ndaj_qeverise_Raporti_FMN_paralajmerim_per_krize_12975_1.php











