PD në Komisionin e Edukimit e Medias i i kerkon llogari qeverise per Çulin, arrestimin e gazetarëve dhe problemet ne arsim
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mediat deputetët e opozitës Luciano Boçi e Bedri Hoxha sollën në debat aktin e padenjë të Ervin Culit, drejtor i Teatrit Kombëtar , I cili personalisht dhunoi dhe nxorri jashtë salle gazetarin e kulturës të një televizioni privat gjatë vënies në skenë të një drame. Një person i tille me nje skandal të tillë nuk mund të rrije me në këtë detyrë.
Këta deputetë përcollën shqetësimin për arrestimin e paligjshëm nga policia në Shkodër në 11 janar të gazetarit Kristian Troshani, reporter in nje TV lokal dhe dhunimin e z. Enver Doçi, korrspondent i News 24 në Burrel ne dhjetor 2015 të gjatë një konference shtypi të Ministres së Arsimit Nikolla.
Deputeti Myqerem Tafaj kërkoi shpjegime për qartësimin e procedurave mbi pranimin e maturantëve në universitete ketë vjeshtë pasi keto ende nuk jane të publikuar nga ministria; objekte shqetësimi ishin edhe kompetencat e reja të bashkive mbi kopshtet e shkollat të cilat janë të paqarta dhe pa nje bazë ligjore të miratuar si dhe roli i një agjencie britanike të njoftuar nga Rama e Nikolla, në akreditimin institucional të universiteteve.
Komisioni do të kërkojë me sqarimet përkatëse me shkrim nga ministrat e qeverisë për këto çështje
fazën aktuale edhe pse ka gjashtë muaj që maturanët kanë përfunduar testimet, Ministria e arsimit nuk ka bërë publikë praktikat përkatëse.











