Sekretariati i EITI në Tiranë dhe ministria e Industrisë dhe Energjisë publikuan sot raportin EITI per vitet 2013 dhe 2014 ofron një pasqyrë të sektorit të naftës dhe gazit, sektorit minerar dhe sektorit të hidroenergjisë dhe rakordimin e parave të paguari nga firmat me ato të mbledhura nga qeveria.
Bazuar në të dhënat e raportuara nga AKBN dhe ERE, prodhimi i gjeneruar nga këta sektorë është vlerësuar në 777 milionë USD për vitin 2013 dhe 815 milionë USD për vitin 2014. Ndërsa kontributi i tij në Buxhetin e Kombëtar ishte 3.9% i të ardhurave të regjistruara në Buxhetin Kombëtar në vitin 2013 dhe 3.5% në vitin 2014.
Kontributi i industrisë nxjerrëse në punësimin total në vend është pothuajse i papërfillshëm. AKBN raporton se kompanitë e liçensuara në sektorët e naftës, gazit dhe minerar, kanë punësuar në total më pak se 1% të totalit të fuqisë punëtore të regjistruar në vend në vitin 2013 dhe 2014.
Nafta e papërpunuar përbën rreth 67% të prodhimit të përgjithshëm për të dy vitet. Përafërsisht 87% e naftës së prodhuar është nxjerrë nga fushat e naftës në Patos-Marinëz.
Të gjitha shoqëritë që operonin një liçensë në kërkim-zbulim për naftën, gazin dhe mineralet dhe një liçensë prodhimi në naftë dhe gaz, u përzgjodhën të raportonin pagesat sipas Standartit EITI.
Përzgjedhja rezultoi me 82 shoqëri minerare për vitin 2013, të cilat bazuar në të dhënat e AKBN, përbënin 85% të vlerës së prodhimit dhe 100 shoqëri minerare për vitin 2014, të cilat përbënin 87% të vlerës së prodhimit.
Në sektorin e hidroenergjisë, MSG zgjodhi të raportonin 10 prodhuesit më të mëdhenj dhe 5 investimet më të mëdha në fazën e para-prodhimit.
Deri në datën e këtij Raporti, flukset monetare u rakorduan në vlerën 99% të duke gjeru një diferencë prej 1% mes parave të deklaruara se janë paguar dhe shumës së deklaruar se është mbledhur nga institucionet qeveritare.












