Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic deklaroi sot në Tiranë se qeveria e vendit të tij do të njohe shumë shpejt diplomat shqiptare të qytetarëve në Luginën e Preshevës.
Ai nuk dha një datë të saktë kur do të deklarohet njohja megjithëse ka të paktën dy vjet bisedime intensive mes Tiranës dhe Beogradit lidhur më ceshtjen e arsimit në Luginën e Preshevës.
Ministri i jashtëm serb ishte në Tiranë në kuadrin një takimi rajonal në kuadrin e procesit të Berlinit për Ballkanin perëndimor.
Bashkë me të në Tiranë ishte edhe ministri i jashtëm italian.
Pas takimit të zhvilluar me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, tre ministrat dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Italia nuk e shikon Shqipërisë si një vatër furnizimi të ekstremizmit dhe terrorizmit por ministri i Jashtëm i Romës paralajmëroi se ky rrezik mund të gjejë burim edhe në Europë, përfshi rajonin e Ballkanit.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Bushati u shpreh plot besim për hapjen e negociatave me BE-në në rast se Tirana bën detyrat e shtëpisë.











