Specialistët për Krime , në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë 55-vjeçarin Enver Hoxha, banues në këtë qytet.
Burimet e policisë lokale sqarojnë se ky person u arrestua dje, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bashkëpunim me specialistë të OSHEE-së Elbasan, u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.











