• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Presidenti Nishani: Me Ramën, Metën dhe Bashën, do pija raki me meze…, por jo substanca të ndaluar

admin by admin
19 January, 2016
in Politika
0
INTERVISTA/ Presidenti Nishani: Me Ramën, Metën dhe Bashën, do pija raki me meze…, por jo substanca të ndaluar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bujar Nishani, flet për situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Presidenti, nuk i quan “fundi i botës zgjedhjet e parakohshme”.
Për Nishani, më e rëndësishme mbetet miratimi i reformës në drejtësi me konsensus.
Më tej Presidenti flet edhe për mazhorancën, dhe marrëdhëniet Rama – Meta, sikurse nuk përjashton që të pijë, jo vetëm një gotë verë, por edhe “ndonjë gotë raki me meze, por jo pijë të ndaluara me ligj”, me Ramën, Metën dhe Bashën.
Nishani jep edhe përgjigje për situatën ekonomike si dhe rikandidimin e tij të mundshëm si president.

Zoti President! A keni informacion se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe ndoshta edhe në Referendum?
Kam informacion të bollshëm për shumë çështje. Por nuk është në principin e punës time institucionale dhe individuale, në dinjitetin tim, në etikën time, në moralin tim, të interesohem për informacion të hamendësuar që vjen nga katakombet e teorive konspirative të muhabeteve të kafeneve, aq më pak për çështje të një rëndësie madhore si zgjedhjet e parakohshme.

Që vendi të mos shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme a keni një plan shpëtimi ku partitë të bien dakord për një reformë konsensuale në drejtësi?
Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i Botës. Bërja ose mosbërja e zgjedhjeve të parakohshme nuk mund të jenë pjesë e asnjë plani shpëtimi. Unë, përkundrazi, bëj çmos që Reforma në Drejtësi të finalizohet pa pasoja anësore. Ajo Reformë është një proces kompleks që duhet të ketë si produkt përfundimtar një mekanizëm funksionues afatgjatë. Ky proces nuk mund të jetë vetëm i shumicës. Duhet medoemos të jetë një proces konsensual i tillë që të mos reflektojë çfarë i duhet njërës apo tjetrës palë, por çfarë i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Konkretisht, Reforma në Drejtësi kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Shumica nuk i ka votat e mjaftueshme ta ndryshojë e vetme Kushtetutën. Për këtë i duhen votat e opozitës. Dakordësia përmbajtjesore e opozitës për këtë proces ndryshimesh është e një rëndësie jetike për  Reformën dhe vendin.

A mendoni se shumica e sotme PS-LSI, bashkëdrejtojnë me thika pas shpine ndaj njeri-tjetrit?
Nuk jam i prirur t’i shoh marrëdhëniet garuese në politikë nga këndvështrimi me thika e sqeparë para e pas shpine. Nuk supozoj. Nuk hamendësoj. Nga këndvështrimi im institucional, nuk besoj, nuk konsideroj, asgjë tjetër veç asaj që shpallet, thuhet, deklarohet. Presidenti nuk ndërhyn në marrëdhëniet mes partive, kurrë, për asnjë arsye, në asnjë mënyrë.

A do të ishte mirë që Presidenti i Republikës të zgjidhej nga populli?
Mirë do ishte që shumë gjëra të mos jenë si janë. Halli është se asgjë, përfshi edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, nuk varet nga vullneti subjektiv sado i argumentuar i askujt, por nga procese të gjëra me pjesëmarrjen e të gjithëve.

A pranoni të pini një gotë verë me Edi Ramën apo Ilir Metën?
Me kënaqësi me ata të dy që thoni ju, por edhe me Lulzim Bashën që mesa duket e harruat. Madje jo vetëm 1 gotë. Nëse do na eci muhabeti, që besoj se ashtu do ndodhi, pse jo, shoqëruar me mezet përkatëse, aq gota sa mban stomaku i secilit! Dhe jo vetëm verë. Edhe pije të tjera. Për shembull raki, por jo edhe substanca dehëse nga ato që ndalohen me Ligj.

Cili draft për sistemin e Drejtësisë mendoni se është me efektiv; PS, PD, apo LSI?
Draft më të mirë do konsideroj atë që do jetë i bazuar sa më tepër në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

A mendoni se përmes recetave për politikën dhe drejtësinë Ambasadori amerikan Lu është bërë tashmë “Guvernatori” i Shqipërisë?
Kurrën e kurrës. As me thonjza, as pa thonjza. Ambasadori Lu nuk është asgjë më tepër se përfaqësuesi më i lartë diplomatik i partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë. Çdo cilësim tjetër për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është spekulim, është muhabet rreth vatrës në këto netë të ftohta dimri duke ngrënë gështenja të pjekura duke i nxjerrë nga zjarri me mashën e imagjinatës që të mos digjen duart.

A keni besim se Reformën në Drejtësi mund ta votojë ky Parlament i inkriminuar, apo do të ishte mirë që Reformën në fjalë ta bëjë një parlament tjetër pa elementë të tillë?
Me një mënyrë kaq të thjeshtëzuar parashtrimi nuk do ishte e mundur kryerja e asnjë pune. Kam besim të plotë se ky Parlament do ta kryej Reformën në Drejtësi. Natyrisht që kryerja, sidomos aplikimi i Reformës, nuk do jetë punë e lehtë, e thjeshtë, e përsosur, e mrekullueshme. Përkundrazi, si gjithë punët e mira, do të jetë e vështirë, e ndërlikuar, në përsosje të vazhdueshme me kalimin e kohës.

Mendoni se populli jeton më mirë se një vit më parë apo më keq? A jeton populli shqiptar sot më mirë apo më keq se gjatë qeverisjes Berisha 2005-2013?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i merrni me saktësi të kënaqshme në institucionet e specializuara të cilat nuk shprehen me subjektivizma të mjegullta, por me shifra, me statistika të padyshimta.

Nëse do të hiqnit për një moment kostumin e Presidentit çfarë mendoni si një qytetar i thjeshtë për kryeministrin Rama?
Nuk e heq për asnjë moment dhe për asnjë shkak kostumin e Presidentit deri në fund të mandatit. Ju siguroj se më vonë, kur t’ju flas hapur për Edi Ramën, ajo që do t’ju them nuk do jetë aspak më e ndryshme nga opinioni i secilit shqiptar që sheh me sy dhe mendon me kokë.

Nëse LSI , PDIU dhe PD në korrik 2017 do propozojnë të zgjedhin për President Republike ish-kryeministrin Berisha, a do të ishit i kënaqur?
Zoti Berisha është politikan tepër aktiv, tepër produktiv, me ndikim të konsiderueshëm në arenën politike. Partitë e dinë vetë çfarë bëjnë. Presidenti nuk ndërhyn. Presidenti nuk hamendëson. Presidenti nuk mbetet as i kënaqur ,as i pakënaqur nga vullnetet e politikës. Me të vetmin kusht, që të mos konstatojë asgjë të kundërligjshme, Presidenti ato vullnete vetëm i respekton.

A do rikandidoni për President?
Nuk shoh asnjë arsye pse mund ta refuzoj një kandidim të mundshëm. Por nuk është kjo më kryesorja apo më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është rruga e gjatë që kam përpara për t’i shërbyer vendit. Me këtë rast zotohem vendosmërisht dhe i garantoj shqiptarët se në cilëndo detyrë që do jem do denoncoj me emra dhe fakte të gjithë sekserët, gjobëvënësit, gangsterët, të cilëve nuk do tu ndahem derisa të gjithë të kenë përfunduar në duar të Ligjit.

Previous Post

FOTO LAJM/ Rekord botëror, lind gruaja 95-vjeçare në Milano

Next Post

Drejtorja e BE takon drejtuesit e PD: Reforma në Drejtësi me konsensus e bashkëpunim të palëve

admin

admin

Next Post
Drejtorja e BE takon drejtuesit e PD: Reforma në Drejtësi me konsensus e bashkëpunim të palëve

Drejtorja e BE takon drejtuesit e PD: Reforma në Drejtësi me konsensus e bashkëpunim të palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.