Aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Në orët e para të mëngjesit një shqiptarë ishte duke udhëtuar më një automjet të tipit “Alfa Romeo” i cili është përplasur me një pikë karburanti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershëm shoferi i automjetit.
Në automjet ndodhej dhe vajza e tij 12 vjeçare e cila është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ferrarës, në Çento, shtetasi shqiptar humbi jetën si pasojë e djegieve.











