21 mijë automjete janë penalizuar pasi nuk i plotësojnë normat e reja të ndotjes.
Keto norma janë përcaktuar sipas standardeve të Bashkimit Europian në mbrojtje të mjedisit. Të dhënat për periudhën korrik– dhjetor bëhen publike nga Ministria e Transporteve.
Këto janë rezultatet e kontrolleve të shkarkimit të gazrave sipas moshës së automjetit dhe përdorimit të tyre me naftë dhe benzinë. Në total gjatë kësaj periudhe kanë kryer kontrollin 217 mijë automjete.













