Ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në portën e një banese në qytetin e Mamurrasit. Eksplozivi ishte vendosur të portën e jashtme të ndërtesës, e cila është në pronësi të shtetasit Lek Frroku nga qyteti i Laçit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda.
Policia ka nisur hetimet, kurse pronari i banesës thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt. Grupi hetimor ka shoqëruar 5 persona, të cilet po merren në pyetje rreth ngjarjes, por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.












