

Ministria e Financave ka shpallur fituesit e lojës promocionale të kuponit tatimor e cila u zhvillua në televizionin top channel. Fituesja e çmimit të madh është Valbona Lleshi nga Shkodra e cila kishte dorëzuar 130 kuponë. Ajo ka përfituar cmimin prej 1 milionë lekë të reja.
Gjithsej janë shpallur 511 fitues të ndarë në katër kategori. Kategoria e parë është çmim i madh 1 milionë lekë, ndërsa 10 fituesit e kategorisë së dytë do të për fitojnë nga 100 mijë lekë.
Kurse 15 mijë lekë do të marrin 200 fituesit e kategorisë së tretë dhe nga 10 mijë lekë 300 fituesit e kategorisë së katërt.
Loja Promocionale e Kuponit Tatimor është pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave. Kjo lojë ka si qëllim sensibilizimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponave tatimor gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve.











