Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka pirë raki në fshatin Gjorgoz të njësisë Portëz të bashkisë Fier.
Ajo ka marrë pjesë në rindërtimin e urës së Gjorgozit së bashku me zëvendësin e saj Petro Koçi e drejtues të tjerë të Fierit.
Ura e Gjorgozit u prish nga prurjet e lumit Gjanica në reshjet e disa javëve më parë.
Gjatë ngritjes së dollisë Mimi Kodheli ka thënë se rakia është e mirë sepse është bërë me dashuri.











