• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i Albpetrolit drejt mbylljes nga Prokuroria e Fierit

admin by admin
15 January, 2016
in Kronika
0
Skandali i Albpetrolit drejt mbylljes nga Prokuroria e Fierit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lindita Cela

Prokuroria e Fierit i tha BIRN se hetimet kundër Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë shtetërore të hidrokarbureve
Endri Puka dhe disa zyrtarëve të tjerë të saj nuk kanë zbardhur elementë të veprave penale për të cilët ato akuzoheshin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Vendimi për dosjen nuk është marrë ende, por që deri më tani në asnjë prej akuzave të ngritura nga raporti i
Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk janë gjetur elementë të veprës penale, dhe me shumë gjasa vendimi do të jetë ai i pushimit të hetimeve për këtë dosje,” tha Prokurori i Rrethit Fier Ardian Ylli.

Më 24 shator 2014, KLSH depozitoi në organin e akuzës një kallëzim penal, në të cilin pretendonte se shtetit i është shaktuar një dëm prej më shumë se 10 milionë eurosh nga veprimtaria e kundraligjshme e kreut të Albpetrol Sha dhe e disa zyrtarëve të tjerë të kompanisë.

Sipas KLSH-së kreu i Albpetrol Endri Puka akuzohet se kishte nënshkruar dy marrëvshje hidrokarbure me një kompani koncensionare, duke anashkaluar procedurat standarde dhe duke tejkaluar kompetencat e tij administrative, në shkelje flagrante të kontratës koncensionare bazë me kompaninë.

“Këto dy akt-marrëveshje, Administratori i shoqërisë jo vetëm nuk ia paraqiti për miratim Këshillit të Ministrave, por as dhe Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë
Albpetrol, madje siç rezultoi nga auditimi në lidhje me to nuk kishin dijeni edhe një pjesë e strukturave dhe drejtuesve të kësaj shoqërie,” shkruan
KLSH në një njoftim për shtyp.

“Në to favorizohet haptazi kompania koncensionare së cilës Albpetrol i jep mundësinë që detyrimet e saj për dorëzimin e naftës bruto (të akumuluara ndër vite) t’i shlyente duke paguar një vlerë të caktuar monetare,” KLSH shtoi.

Sipas KLSH-së përcaktimi në mënyrë arbitrare nga drejtori i Albpetrol i çmimit të shitjes dhe kostove të zbritshme të kësaj sasie nafte te koncensionari ka sjellë një dëm për Albpetrol që llogaritet në disa miliona dollarë.

“Si rrjedhojë, vetëm si pasojë e kësaj rritje artificiale dhe të paargumentuar të kostove të transportit, kompania koncensionare ka përfituar 1,416,443 USD në dëm të interesave financiare të Albpetrol,” shkruan KLSH.

“Hetimi i thellë nga një grup ekspertësh të fushës, që do ti bëhet mënyrës së përcaktimit të çmimit të konvertimit nga Albpetrol (data e shitjeve dhe e blerjeve, kuotimi në bursë, konvertimi nga ton në barel, etj) do të vërtetojë edhe vlera të tjera të dëmit real në miliona Euro, të shkaktuar në Buxhetin e Shtetit,” shton ajo.

Në një kontratë tjetër koncensionare Albpetrol akuzohet se i ka zbritur një kompanie hidrokarburesh nga sasia e naftës së prodhuar sasinë e holluesit të përdorur, duke sjellë një dëm prej 9.5 milionë euro.

“Si pasojë e këtij veprimi kompania nuk i kishte dorëzuar shoqërisë Albpetrol për vitin 2013 sasinë prej 23,004.35 ton naftë me vlerë 7.2 milionë euro, ndërsa deri më 30.06.2014 sasinë prej 7,188.70 ton naftë bruto me vlerë 2.3 milione euro,” shkruan KLSH.

“Kjo zbritje e holluesit nga Albpetrol është bërë në kundërshtim me pikën 3.5.1,3 të marrëveshjes së datës 19.06.2004 me kompaninë koncesionare, dhe është kryer duke ndikuar në faktorin R, ecuria e të cilit ka lidhje direkt me përfitimet e Shtetit shqiptar,” shtoi ajo.

KLSH gjithashtu pretendon që përveç dëmit financiar, për të cilin kërkon një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë, Endri Puka ka ngritur në Albpetrol një strukturë paralele me adminsitratën e kompanisë nëpërmjet Drejtorisë së Marrëveshjeve dhe Hidrokarbureve.

“Nga 150 punonjës që është personeli i administratës së Albpetrol, 63 prej tyre i përkasin Drejtorisë së Marrëveshjeve dhe Hidrokarbureve; madje, disa punonjës të kësaj drejtorie, në veçanti ata të Sektorit të supervizimit, janë pa profesionet përkatëse (inxhinier ndërtimi, inxhinier tekstili, inxhiniermekanik) ose janë të padiplomuar,” shkruan KLSH.

Kallëzimi i KLSH-së në fillimi iu përcoll Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak se dyshohej se abuzimi në Albpetrol ishte bërë nga një grup i strukturuar kriminal, vepër penale nën juridiksionin e kësaj prokurorie.

Por sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjitshme Albi Serani, pas tre muajsh
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vlerësuar se “kallzimi i bërë nuk është para kushteve të grupit të strukturuar kriminal, dhe për këtë arsye ka vendosur që dosjen ta kalojë për kompetencë të Prokurorisë së Fierit”,

Me 12 Janar, 2015 në Prokurorinë e
Fierit është regjistruar procedimi penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës për drejtuesit e kompanisë shtetërore të hidrokarbureve.

Gjashtë punonjës të Albpetrol përfshirë Drejtori i Përgjithshëm Endri Puka u morën nën hetim, të dyshuar se patën konsumuar elementë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, si dhe “Korrupsionit aktiv/pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Pas një viti hetimesh
Prokuroria e Fierit nuk ka gjetur elementë të veprës penale në aktivitetin e ketyrë zyrtarëve, dhe tashmë po bëhet gati ta arkivojë çështjen.

Previous Post

Rama sërish cinik me gazetarët:“Jeni në vete ju, vini e rrini në shi…”

Next Post

Marsel Qeleshi: Flm o Tom Doshi, t’rujt zoti!

admin

admin

Next Post
Marsel Qeleshi: Flm o Tom Doshi, t’rujt zoti!

Marsel Qeleshi: Flm o Tom Doshi, t’rujt zoti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.