Dy grabitje me armë kane ndodhur në mbrëmje në Lezhë. Njerëz të armatosur sulmuan një pikë karburanti në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cales në rrugën Lezhë-Milot si dhe nje supermarket duke grabitur prej atje një sasi parash.
Besohet se kane qene 5 grabites te armatosur qe moren xhiron e dites ne te dy objektet e sulmuara. Me pas ata u larguan me nje volksvaqen te bardhe.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur mbledhjen e provave të grabitjes. Nderkohe jane ngritur postblloqe ne disa pika.











