Një qytetar i Pogradecit rrahu në zyrën e tij drejtorin e OSHE së Pogradecit pasi ankesa e tij për mbifaturim nuk po merrej parasysh.
Policia shkoi në vendngjarje dhe ia doli të arrestonte brenda ambienteve të OSSHE, Spase Kaçorrin, 56 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë. arrestimi i tij u bë pasi, sot në lagjen nr 1, në ambjentet e brendshme të Zyrës së OSHEE në Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, përgjegjësin e Zyrës së OSHEE-së, shtetasin A.H, 61 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.











