Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta po vijojnë një takim që ka nisur pak më parë në kryesinë e Kuvendit.
Pas një takimi prej gati 3 orësh mbrëmë biseda mes dy krerëve të mazhorancës ka vijuar edhe sot.
Dy partitë e koalicionit qeveritar kanë një diferencë të thellë lidhur me reformën në drejtësi, diferencë që ka nxjerrë në pah edhe problematika të tjera të funksionimit të koalicionit.
Që nga dje u shtuan zërat se qeveria mund të pësojë krisje.











