Disa dhjetra qytetarë të Fierit kanë rënë pre e një mashtrimi të ri duke humbur sasi të konsiderueshme parash.
Persona të ndryshëm janë paraqitur pranë banesave që do të jenë subjekt i planeve rindertuese të qytetit duke u hequr si inspektorë ndërtimorë. Ata u kanë marrë qytetarëve të ndryshëm para dhe dokumentat e shtëpive.
Bashkia e Fierit ka ankimuar cështjen në polici por ende këta persona nuk janë kapur prej saj.
Ndërkohë vetë bashkia u bën thirrje qytetarëve që askush të mos japë para, nëse inspektori, nuk tregon më parë mjetin e identifikimit.












