Një plakë 103- vjeçe, nuk kishte parë ndonjëherë përmbytje si ajo e fundit prej së cilës doli gjallë. Vërshimi i Shkumbinit në Çermë të Lushnjes, për Xhevrie Teqen s’kishte ndodhur që nga koha e gjermanit.
“Që nga koha e gjermanit s’kisha parë vërshim të atillë të Shkumbinit”, shprehet ajo për “ABC News”.
Banesa e tyre ishte e para që u mbulua mbi një metër nga uji. Djali i madh ishte heroi i shpëtimit të familjes prej tetë anëtarësh. Shtëpia është duke u shembur. Muret të hapura dhe orenditë shtëpiake të gjitha dolën jashtë përdorimit.
Rreth 150 banesa u përmbytën vetëm në zonën e Lushnjes nga ujërat e lumit Shkumbin. Banorët janë ndihmuar me ndonjë paketë ushqimore dhe asgjë më tepër.












