Emil Dimitriev pritet të caktohet nesër Kryeminister i Maqedonise. Burime të besueshme thanë se Dimitriev do të kryesojë qeverinë tranzitore deri në zgjedhjet e reja.
Dimitriev eshte Sekretar i Pergjithshem i VMRO DPME. Tv Telma e Shkupit thotë se tashmë ky vendim është marrë në rrethe të ngushta të politikës.
Kryeministri Gruevski dha dorëheqje sic parashikohej nga marrëveshja e partive politike në Maqedoni e njohur ndryshe si marrëveshja e Përzhinos.b.s












