Foto ilustruese
Është gjendur mëngjesin e sotëm i djegur një automjet i tipit “Dodge”, me targë AA381GG, në Tiranë. Automjeti është në pronësi të shtetasit Halil Teqa punonjës në Kadastrën e Komunës Petrelë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por sipas policisë dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.












