Probleme me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit. Si pasojë e një defekti në linjën 110 KV, ka mbetur pa energji nënstacioni i Kalimashit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mëngjesin e së martës se ka ndërprerje të energjisë në nënstacionet Kalimash, Krumë, Kukës, Rexhepaj.
Sipas njoftimit, ndërprerja është verifikuar rreth orës 08:30, si pasojë e një defekti në linjën e transmetimit. Mësohet se grupet e punes ndodhen në terren dhe janë duke punuar me qëllim normalizimin e situatës.












