Siç edhe shihet nga fotot një aksident ka ndodhur këtë mesditë tek Sheshi Nënë Tereza në Tiranë. Këto foto janë publikuara në rrjetet sociale, ku duket një automjet Mercedes është përplasur me autobuzin urban të linjës së Tiranës së Re. Nga goditja autobusi e ka spostuar makinën mbi trotuarin e madh. Nuk ka të plagosur nga ngjarja.












