Për Berishën, reforma në drejtësi është një nevojë e domoodoshme. Në bashkëbisedimin me gazetarët ai vlerësoi rekomandimet e Venecias.
“Nevoja për një reformë të gjithanshme në drejtësi ka angazhuar ndërkombëtar, e cila që në fillimet e saj, kjo reformë, ka një kundërshtar të egër. Ky është Edi Rama, i cili e vendosi procesin e reformës mbi baza ultrakorruptive, emëroi ekspertë e deputetë, individë në konflikt flagrant interesi. Fatmir Xhafaj, si njëri prej tyre, është përfaqësues i klaneve të drogës, e faktuar me dokumente. Pikërisht ky shkroi kompetenca që i ka presidenti i Koresë së Veriut. Ai shpalli supergjykatës kunatin Sokol Berberi, si më i vjetri në Gjyaktën Kushtetuese
Rama zgjodhi këta zotërinj pa asnjë njohur në Të Drejtën Kushtetuese, për të bërë reformën në drejtësi”, u shpreh Berisha.
Berisha vlerësoi më tej rolin e ambasadorit amerikan.
“Ambasadori Lu është shprehur plotësisht dakord me rekomandimet e Venecias, nuk mund të imagjinoj se ai mund të mendojë ndryshe”, vijoi Berisha.
I pyetur për shqetësimin e Presidentit Nishani, për tentativë të mazhorancës për blerje deputetësh për votimin e reformës, Berisha këtë e cilësoi si një presion të Ramës ndaj Metës dhe se deputetët e opozitës nuk janë kriminelë që të blihen e shiten.
“Deputetët e PD nuk janë kriminelë që të blihen e shiten. Kjo është një thashethemnajë që përhapet nga Edi Rama, si një formë presioni ndaj aleatit të tij”, u shpreh Berisha.












