Ambasadori amerikan është duke zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani.
Besohet se temë e takimit është reforma në drejtësi.
Pritet që ambasadori Lut ë zhvillojë takime edhe me krerët e politikës shqiptare, të mazhorancës dhe opozitës.
Takimet e ambasadorit amerikan, bëhen në një kohë kur diskutimet e tryezës së ekspertëve kanë ndeshur në një ngërç, për shkak se përfaqësuesit e opozitës e braktisën atë, për mos rënie dakord me homologët e mazhorancës për diskutimin e mënyrës së zgjedhjes së drejtuesve të gjyqësorit.












