Foto ilustruese
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga përplasja e një kamioni me një mjet tip BMW ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën drejtuesi i BMW-së. Gjithashtu aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në hyrje të qytetit të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit si dhe po punohet për lëvizjen e mjetit kamion nga vendngjarja me qëllim zhbllokimin e trafikut.












