Rreth 15 familje të zhvendosura tek Misto Mame janë rikthyer në barakat e tyre tashmë të shkatërruara. Askush nuk është kujdesur për ta dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore.
Deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe Forumi Rinor i PD u ka çuar sot pako me ndihma ushqimore dhe ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria të kthejnë sytë nga këto familje. Banorët kanë theksuar se kryebashkiaku Veliaj kujtohet për këtë komunitet vetëm kur i duhet për show.











