Interneti është çmendur nga disa fotografi të 3-vjeçares e cila ka bërë një rregullim me makijazh të stilit Benjamin Button.
Vajza, emri i të cilës është Roey, është transformuar me grim në një grua në moshë nga tezja e saj Samantha Parsons nga Ohio, e cila publikoi fotot në Twitter, transmeton arbresh.info.
Samantha ishte duke u kujdesur për Roey, kur mbesa e saj e pa tezen duke u grimuar dhe kërkoi që ta lyej edhe atë. Rezultati i këtij grimi është treguar përmes fotove.
Postimi origjinal është rishpërndarë 27 mijë herë dhe ka mbi 36,000 pëlqime.












