Policia ka lokalizuar vendin ku po mbahet peng Ylber Kera i cili u mor peng nga 3 persona sot paradite. Besohet se ata jane ne Paskuqan.
Abc news njofton se telefoni i Kerës është në funksionim dhe se kjo ka ndihmuar të gjendet vendi ku janë stacionuar pengmarrësit.
Kera ka komunikuar në telefon me familjarët e tij duke qarë.
Policia po bën krehjen e zonës dhe po tenton të hyjë në negociata me pengmarrësin për lirimin pengut pa pasoja.
Aksioni është në zhvillim e sipër nderkohe qe policia ka siguruar disa kamera afer vendit te ngjarjes dhe po identifikon autoret e pengmarrjes.
Pengu eshte pronar i nje lokali ne Allias dhe dyshohet se pengmarrja ka lidhje me borxhe. Kera i perket komunitetit rom.











