Dega e PD-së së Beratit ka sot 25-vjetorin e krijimit të saj (9 Janar 1991 – 9 Janar 2016).
Me këtë rast, Namir Lapardhaja, ka postuar në “Facebook” këtë foto e cila daton me ditën e themelimit të degës së PD-së, në Berat, çerek shekulli më parë.
Fotoja i përket mitingut të parë të Partisë Demokratike në Berat, organizuar me rastin e krijimit të degës.
“Që nga dita 9 Janar 1991, kur fotografi Dhimitër Topi shkrepi aparatin, kanë kaluar plot 25 vjet, megjithëse ky miting i parë, siç sjellë para syve të kujtesës këtë ditë historike, i përket edhe një kujtese afatgjatë me sfidën që i bëri sistemit komunist totalitar, me mesazhin e lirisë që gjeneron vlera, progres e dinjitet, me mesazhin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’”, shkruan Namir Lapardhaja, i cili saktëson se në tribunën e mitingut kanë qenë, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Fehmi Telegrafi, Simon Vrusho, etj.











