Një person në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” është ndaluar nga policia e Tiranës.
Burime të policisë lokale bënë të ditur se dje u ndalua personi në kërkim Edison Haklaj, 21 vjeç, banues në Tropojë, i depërtuar nga Gjermania në PKK Rinas.
Ky person u ndalua sepse me vendimin penal datë 08. 10. 2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë, si dhe datë 10. 09. 2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, është dënuar me 2 (vjet) burg për veprën penale “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.











