• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSSIER/ Si lindi terrorizmi islamik nga Meka…, në një ditë të shënuar të kalendarit islam…!

admin by admin
8 January, 2016
in imazhet
0
DOSSIER/ Si lindi terrorizmi islamik nga Meka…, në një ditë të shënuar të kalendarit islam…!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë sulmit në Xhaminë e Madhe në Mekë në vitin 1979, vdiqën rreth 1 mijë njerëz. Për të mposhtur terroristët, qeveria e Arabisë Saudite bëri një pakt faustian- me pasoja edhe sot: ishte ora kur lindi terrori islamik.

‘La ilaha ila Allah’- me thirrjen ‘Nuk ka asnjë zot tjetër përveç Allahut’, nisën lutjet e mëngjesit nga minarja e shtatë e xhamisë së Mekës.
Është ora 05:18 e 20 nëntorit 1979.
Mijëra besimtarë janë mbledhur në oborrin e xhamisë në këtë mëngjes të veçantë: Nis një shekull i ri sipas kalendarit islam, data 1 Muharrem e vitit 1400. Por bota nuk e dinte se pikërisht këtu, në vendin më të shenjtë të Islamit, do niste për herë të parë terrori islamik.
Në këtë mëngjes nëntori, një hordhi me fondamentalistë të armatosur, sulmoi xhaminë, nën udhëheqjen e Juhayman ibn Muhammad ibn Sayf al-Otaybi, një ish- ushtarak i Gardës Kombëtare të Arabisë. Pelegrinët u mbajtën peng për ditë të tëra, përpara se ushtria saudite të niste aksionin, që përfundoi pas dy javësh me një pellg gjaku dhe rreth 1 mijë të vdekur.
img1Në Arabinë Saudite, edhe sot e kësaj dite ky sulm është një tabu dhe atje zyrtarisht kjo njihet si një vepër e një grupi të vogël, të izoluar fanatikësh, pa lidhje me terrorin e sotëm.
Por Juhayman, lideri i rebelëve të Mekës, është idhulli i ‘udhëheqësve të terrorit’. Osama bin Laden dhe Abu Musab al-Zarkaëi, janë shprehur hapur jo vetëm për luftën ndaj jobesimtarëve, por edhe për një Islam të pastër. Edhe propaganda dhe ideologjia e Shtetit Islamik bazohet në shkrimet e Juhayman, që sot shpërndahen dhe shiten me sukses në një pjesë të madhe të botës myslimane.
Gazetari me origjinë nga Ukraina, Yaroslav Trifomov ka publikuar në vitin 2008 një libër për shkaqet dhe pasojat e sulmit mbi Xhaminë e Madhe.
Më vonë, ekspertët e Islamit dhe historianët e shohin këtë sulm si ditën e lindjes së terrorit islamik.
Nga Meka nisën gjurmët e gjakut, që vazhduan në botën islamike e deri në Perëndim, në Nju Jork, Madrid, Londër dhe Paris.
Ishte një mëngjes i ngrohtë atë 20 nëntor të vitit 1979, kur nisën të dëgjohen krismat e para, ndërkohë që njerëzit faleshin. Të hapësh zjarr në këtë vend të shenjtë është një mëkat i rëndë, një sakrilegj. Të arratisesh është e pamundur, portat e xhamisë janë të mbyllura me zinxhirë të rëndë.
Një burrë me flokë të gjata e të përdredhura deri në shpatulla i rrëmben mikrofonin imamit dhe nis të japë urdhra ushtarakë. Të rinj të armatosur rëndë patrullojnë në Qabe, faltoren kryesore të Islamit. Ata tërheqin mitralozët pas vetes dhe i vendosin mbi minare. Pelegrinët i ndajnë sipas kombësisë, përkthyesit përkthejnë çdo fjalë.
Të gjithë duhet të kuptojnë mesazhin e udhëheqësit, që shpërndahet përmes altoparlantëve të xhamisë për mbarë botën: Më në fund po plotësohej një profeci e lashtë, fundi i botës siç njohim dhe fitorja finale e Islamit mbi jobesimtarët.
img3Por kush është njeriu me flokë të zeza kaçurrele, Juhayman-i (përkthehet: i errëti) që ka marrë peng mijëra besimtarë?
Ai është një vahabist i devotshëm, i lindur në vitin 1936 në një familje beduine, një kundërshtar i njohur i familjes mbretërore saudite dhe i modernizimit të shpejtë ekonomik e shoqëror të Arabisë Saudite, në kohën kur vendi po përjetonte bumin e naftës.
Kinematë, klubet, ekspozitat e artit janë të papajtueshme me Islamin njësoj si futbolli, televizori apo materialet e luksit.
Juhayman sulmon edhe familjen mbretërore, anëtarët e së cilës bëjnë udhëtime luksi në vendet perëndimore me të gjitha veset e imagjinueshme. Ai gjen përkrahës mes të rinjve vahabistë arabe, që kanë studiuar në universitetet e Medinës, Mekës dhe Riadit.
Juhayman beson se studenti Mohammed Abdullah al-Kahtani është një Mehdi: Një i përzgjedhur nga Zoti për të udhëhequr një betejë apokaliptike kundër të krishterëve dhe hebrenjve, për të krijuar një shoqëri ideale, që tani e tutje do udhëheqë botën islamike. Sipas profecisë, Mehdiu do të shfaqet në fillimin e një shekulli të ri islamik në Qabe, në Mekë.
Që në vjeshtën e vitit 1978, Juhayman përgatit sulmin mbi Mekë.
Më 20 nëntor të vitit 1979, ai shpall fundin e botës dhe prezanton mikun e tij, studentin al-Kahtani si Mehdi.
Në hijet e Qabesë shfaqet Mohammed Abdullah al-Kahtani me një automatik në dorë. Disa nga pelegrinët bien në gjunjë dhe i premtojnë besnikëri. Ata lirohen nga rebelët.
Qëllimi: të shpërndajnë në mbarë botën lajmin se Mehdiu mbërriti.
Mbreti Saudit, Khalid dëshiron që të vendosë ushtrinë kundër terroristëve – por profeti e ka ndaluar shprehimisht që të luftohet në qytetin e shenjtë të Mekës.
Klerikët dhe dijetarët e thirrur prej tij janë përpara një dileme.
Një fatva mund të zgjidhë çështjen, por ata janë në dilemë.
Mehdiun nuk e njohin, por ndajnë disa prej ideve me rebelët, pasi kritikojnë modernizimin e Arabisë Saudite.
Zgjidhja është një marrëveshje me pasoja: Ata do lëshojnë një fatva, që regjimi të përdorë forcën për t’i dhënë fund krizës së pengjeve, por nga ana tjetër, udhëheqësi saudit duhet t’i japë fund tendencave të liberalizimit shoqëror në vend.
Familja mbretërore duhet të përdorë një pjesë të mirë të miliardave nga tregtia e naftës për të përhapur në botë islamin vahabist.
Në fakt, dijetarët myslimanë e detyruan mbretin që të zbatojë programin e Juhayman, për ta hequr qafe atë.
Kështu, Arabia Saudite ndryshoi përsëri, duke u bërë një shtet konservator islamik.
img5Ndërkohë ishin përhapur thashetheme në mbarë vendin për ngjarjet e Mekës. Edhe diplomatët amerikanë vetëm sa mblidhnin mbeturina informative. Në Uashington mendohej gabimisht se pas terrorit qëndronte regjimi i shitëve në Iran. Irani reagoi me zemërim duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin.
Spekulimet u përhapën me shpejtësi në botën myslimane. Në Pakistan, ambasada amerikane u sulmua dhe iu vu flaka. Edhe në Indi e Bangladesh u sulmuan konsullatat amerikane.
Në Mekë, pas dy ditësh, nis sulmi ushtarak në Xhaminë e Madhe. Më vonë, qeveria saudite bëri të ditur se ka 300 të vdekur. Vëzhguesit e pavarur dhe dëshmitarët thonë se janë rreth një mijë të vdekur në të dy krahut. Edhe gazetari Trofimov thotë se kjo është shifra e saktë.
Ndërtesa dëmtohet rëndë. Rebelët tërhiqen në brendësi të kubesë, në disa prej labirinteve nëntokësore. Beteja zgjat dhjetë ditë. Ushtria saudite, e ndihmuar nga një njësit special anti-terror francez, i nxjerr disa rebelë nga tunelet me gaz lotjsjellës. Kur ushtarët shpërthejnë edhe derën e fundit të çelikut, ku fshiheshin rebelët, përtokë gjenden të shtrirë një duzinë burrash. Mes tyre dhe Juhayman.
img4Më 4 dhjetor të vitit 1979, pushtimi i xhamisë kishte marrë fund.
Për ditë të tëra, televizioni saudit tregoi trupin e Mohammed Abdullah, Mehdiut të pretenduar, që duhej të ishte i pavdekshëm. Juhayman-it iu pre koka më 9 janar 1980, përpara mijëra njerëzve. Edhe 63 pasues të tij u ekzekutuan. U falën vetëm ata që ishin më të rinj se 16 vjeç.
Që Juhayman do bëhej një idhull për princërit e terrorit, që do vinin më vonë, nuk konsiderohej e mundur.
Uashingtoni e mbylli shpejt këtë dosje, kjo edhe për shkaqe pragmatiste. Më 12 dhjetor 1979, Bashkimi Sovjetik kishte nisur pushtimin e Afganistanit, SHBA kërkonte që të devijonte zemërimin islamik. Me para, armë dhe ndihmën e familjes mbretërore saudite, amerikanët formuan një front me fundamentalistë islamikë kundër pushtuesve sovjetikë. Në të njëjtën kohë, me ndihmën e sauditëve, ata ndërtuan një bazë të madhe ushtarake në sulltanatin e Omanit dhe u përkushtuan për mbështetje ushtarake për vendet e rajonit. Doktrina e qeverisë Carter është ende në fuqi.
Në këtë mënyrë, prania masive amerikane në Gji është gjithashtu pasojë e sulmit në Mekë.
Por kjo prani ushtarake, siç shkruan gazetari Yaroslav Trofimov, ka motivuar turmat e luftëtarëve të shenjtë për të krijuar organizata të tilla si Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Nga Andreas Foerster, Spiegel

Previous Post

Refugjatët nuk përmbahen, pas Gjermanisë përdhunojnë gratë në Finlandë dhe Zvicër

Next Post

Djali i biznesmenit maqedonas, dy ditë peng i një marangozi në Tiranë

admin

admin

Next Post
Djali i biznesmenit maqedonas, dy ditë peng i një marangozi në Tiranë

Djali i biznesmenit maqedonas, dy ditë peng i një marangozi në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.