Ne foto pamje nga vendi I vrasjes (foto;abc)
Konfimohet egzekutimi i një personi, Denis Kasa 44 vjec nga Patosi dhe plagosja e 2 personave të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur tek Mulliri i Arte. Njëra nga makinat është parë duke u djegur në kohën kur policia ka mbërritur atje. Besohet se makina e dyte te jete e personave qe kane kryer krimin e cila gjendet rreth 2 km larg nga vendi I ngjarjes.
Është e sigurtë që viktima është egzekutuar me automatik. Policia ka gjetur në vendngjarje një automatik dhe gëxhoja. Dy makinat e djegura janë në distancë nga njëra-tjetra.
Policia është informuar fillimisht për një kufomë të gjetur në afërsi të fshatit Mbrostar bri autostradës Lushnjë-Fier
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Te dhenat rreth krimit janë shumë të kufizuara.
Krimi besohet se ka ndodhur në harkun kohor nga 18-18.30 të mbrëmjes së sotme.












Comments 1