Ka përfunduar, me rikthimin në brazdë të mazhorancës, takimi që zhvilluan ambasadorët Lu dhe Vlahutin me ekspertët e refromës për drejtësi dhe drejtuesit e komisionit të refromës, Xhafaj dhe Bylykbashi. Eksperti i PD-së, Enkelejd Alibeaj bëri publike arritjen e e takimit me ndërmjetësimin e dy ambasadorëve. “U ra dakord që të punojmë vetë mbi rekomandimet e Venecias”, tha Alibeaj pas takimit.
Pritet që takimi i eskpertëve të nisë sërish sipas cështjeve të draftuara në rekomandimet e komisionit të Venecias duke zhbërë një draft ndryshimesh që ishte perpiluar nga mazhoranca.
Në axhendë së pari do të jetë përcaktimi i zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës Kushtetuese dhe më pas raportet e ministrit të Drejtësisë me organet e menaxhimit të gjyqësorit.











