Përfundon takimi i Kryetari të Kuvendit, Ilir Meta me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi zgjati 180 minuta. Në përfundim të takimit, pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, ambasadori Lu nuk ka bërë asnjë koment apo deklaratë për mediat.
Takimi i ambasadorit me kreun e LSI-së erdhi pas “prishjes” së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
Pas takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit me kryediplomatin amerikan, në mbrëmje Meta ka thirrur për takim ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.












