Rëndohet situata në Lushnje. Çahet argjinatura e lumit Shkumbin në afërsi të Çermës.
Kërkohen blloqe inertesh për të forcuar argjinaturën në ato vende ku ka dëmtime, pasi nëse do të vijojnë mund të ketë katastrofa. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shkuar për të monitoruar situatën dhe bën apel për evakuimin e banorëve të fshatit Çermë dhe Tërbuf. Edhe ministria e Brendshme njoftoi: “Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet”, thuhet ne njoftim.
Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.
Nderkohe ministria e Mbrojtjes ka nisur forca ushtarake per tu ardhur ne ndihme banoreve











