• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gruaja e kurorëzuar nga gjykata: Unë e martuar prej 28 vjetësh, përfundova në spital pas lajmit

admin by admin
6 January, 2016
in Kronika
0
Flet gruaja e kurorëzuar nga gjykata: Unë e martuar prej 28 vjetësh, përfundova në spital pas lajmit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykatat në Shqipëri janë vetë “Zoti”. Mund të ta marrin pronën, mund të ta shesin pronën. Mund të të dënojnë pa faj, por mund dhe të të martojnë pa e ditur, edhe pse mund të jesh bërë gjysh apo gjyshe. Duket si e pabesueshme kjo “çështja e martesës”, por një 63-vjeçare nga Durrësi dje deklaroi se është martuar nga gjykata për të dytën herë vetëm për t’i marrë pronën. Bëhet fjalë për Luljeta Hoxhën (pronare e një furre buke), e cila tha se e kanë martuar me shitësin e pronës që ajo ka blerë 12 vite më parë.
“Më kanë martuar me një burrë nga Shkodra, ndërkohë që unë jam gjyshe dhe jam e martuar prej 28 vitesh me Luan Hoxhën. Gjykata për të prishur një vendim pronësie më ka martuar me shtetasin Gëzim Xhyreta, të cilit i kam blerë një pronë në vitin 2003. Por, edhe ta shoh në rrugë këtë shtetas, nuk e mbaj mend për fytyrë. Ky është skandal i madh, pasi më kanë sjellë një shqetësim shumë të madh në jetën familjare. Gjykatësja që më ka martuar pa dijeninë time ose nuk është e aftë mendërisht, ose e korruptuar”, u shpreh 63-vjeçarja.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo sqaroi se me vendimin absurd e qesharak të gjykatës së Durrësit u njoh më 30 dhjetor të vitit që shkoi dhe se nga tronditja e madhe përfundoi në spital. Me vendimin e gjykatës në duar, Luljeta Hoxha kërkoi hetim nga prokuroria dhe KLD për rastin në fjalë. Gjithashtu, 63- vjeçarja u bëri apel presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe ambasadorit amerikan.

Zonja Luljeta cili është shqetësimi juaj?
Kam blerë një pronë para 12 vjetësh, këtu në Durrës me të gjitha dokumentet hipotekore, sipas ligjit. Nipërit e shitësit më kanë paditur në gjykatë për prishjen e kësaj shitjeje-blerje prone ose zhbërjen e kësaj shitjeje. Gjykatësja e çështjes ka dashur që ta prishte vendimin, ndaj më ka bërë bashkëshorte të tjetërkujt dhe konkretisht të shitësit të pronës, Gëzim Xhyreta nga Shkodra. Gjykatësja është bazuar mbi vendimin që jemi bashkëshortë dhe ka bërë prishjen e vendimit të shitblerjes së pronës.

Ju jeni e martuar?
Po, unë jam e martuar me zotin Luan Hoxha prej 28 vjetësh. Jam martuar në vitin 1988 në bazë të aktit të martesës nr. 448. Aktualisht vazhdoj të jem bashkëshortja e Luan Hoxhës.

Ju e njihni bashkëshortin tuaj të ri?
E kam njohur para 12 vjetësh, kur i kam blerë pronën konform të gjitha rregullave. Por më pas nuk kam pasur më asnjë kontakt me të. Po ta shoh në rrugë Gëzim Xhyretën, nuk e njoh.

Çfarë prone i keni blerë ju Xhyretës?
Unë i kam blerë atij një pjesë të truallit ku sot kam furrën e bukës me vlerë 30 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Kam blerë vetëm pjesën që i takonte Xhyretës dhe jo të 7 trashëgimtarëve të tjerë. Pasi bleva pronën, nipërit e shitësit kërkuan që të ma merrnin dhe më hodhën në gjyq. Prej sa kohësh jeni në proces gjyqësor? Kam 10 vjet nëpër gjyqe, por nuk kam marrë pjesë në seancat gjyqësore. Në gjyq jam përfaqësuar nga avokatja, të cilës i kam dhënë prokurë. Vetë nuk u paraqita për arsye shëndetësore.

Kur përfundoi procesi gjyqësor dhe në favor të cilës palë?
Më 7 dhjetor të vitit që shkoi u dha vendimi i gjykatës së Durrësit. Në orën 19:00 të kësaj dite, avokatja ma tha që e kemi humbur gjyqin. Pritëm zbardhjen e vendimit më 29 dhjetor. Vendimi më ra në dorë më 30 dhjetor. U shokova kur lexova vendimin. Gjykatësja Flora Hasimja për të prishur vendimin e shitjes së pronës më kishte martuar me shitësin e pronës, Gëzim Xhyretën. Vetëm kështu mund ta prishte vendimin, pasi dy bashkëshortë nuk mund t’i shesin e t’i blejnë pronën njëri-tjetrit. Më tronditi dhe më la pa mend që gjykatësja e çështjes më kishte martuar për së dyti pa dijeninë time me një person që s’ka asnjë lidhje me mua. Nga tronditja e madhe përfundova në spital.

Çfarë thuhej tjetër në vendimin e Gjykatës së Durrësit?
Përveçse më ka bërë bashkëshorten e shitësit, gjykata ka dhënë vendim skandaloz që unë të kthej edhe shumën prej 32,5 milionë lekë të vjetra që kam paguar për blerjen e kësaj prone. Në bazë të vendimit kërkohet që t’i kthej pronën “bashkëshortit” tim së bashku me paratë.

Çfarë ndodhi pasi morët vendimin?
Po përjetojmë një shqetësim të jashtëzakonshëm familjar. Të bëhem bashkëshortja e tjetrit për të prishur një vendim për pronën që e kam blerë konform të gjitha ligjeve të shtetit është skandaloze.

Cili është apeli juaj zonjë?
Gjyqtarët janë niveli më i lartë për të gjykuar. Ne jemi në dorën e tyre. Gjyqtarja Flora Hasimja ose nuk është e aftë mendërisht, ose është e korruptuar në këtë rast. Vendimi tregon që ka korrupsion. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimin ndaj gjyqtares në fjalë. Gjithashtu, për këtë rast u drejtohem dhe presidentit të Republikës, KLD-së, kryetarit të Parlamentit, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit, ambasadorit amerikan.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL NE DURRES/ Gjykatësja e marton fshehurazi 63 vjeçaren për ti marrë pronat
/web/SKANDAL_NE_DURRES_Gjykatesja_e_marton_fshehurazi_63_vjecaren_per_ti_marre_pronat_12232_1.php

Previous Post

Horoskopi, 6 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

MPB JEP ALARMIN/ Reshje të dendura shiu 2 -3 orët e ardhshme, qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

admin

admin

Next Post
MPB JEP ALARMIN/ Reshje të dendura shiu 2 -3 orët e ardhshme, qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

MPB JEP ALARMIN/ Reshje të dendura shiu 2 -3 orët e ardhshme, qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.