

Lokalet e zhurmshme të vendosura nga bashkia e Tiranës në sheshin Nënë Tereza u hoqën sot duka ua kthyer atë qytetarëve dhe makinave pas një muaji e gjysëm.
Dhjetra lokale që piqnin qofte dhe të tjera që shisnin e kthyen zonën në një ambient të zhurmshëm dhe me mungesë higjiene.
Institucionet pranë sheshit si Presidenca dhe Universiteti u ankuan për zhurmat e mëdha.
Drejtues të bashkisë së Tiranës kanë qenë kundër një parkimi të tillë ushqimor kur më herët zhvillohej tek pedonalja. Por pasi u vunë vetë në krye të bashkisë e zhvilluan këtë lloj biznesi duke i dhënë edhe më shumë hapësirë.












