“Rama dhe Meta të përqafojnë zgjidhjet e Komisionit të Venecias”.
Apeli ka ardhur sot nga
Enkelejd Alibeaj, në përfundim të tryezës së radhës, të ekspertëve për
reformën në drejtësi.
Apeli i Alibeajt erdhi pas konstatimit, sipas tij, të tentativës nga
ekspertët të mazhorancës, për kapjen e drejtësisë nga
mazhoranca politike, falë edhe votave 3/5 të saj.
“Diskutuam për çështje të evidentuara nga ana e Komisionit të Venecias. Konstatuam një mosreflektim të ekspertëve të mazhorancës për sa i përket depolitizimit të sistemit, apo e thënë ndryshe moskapje e sistemit të drejtësisë. Nga ana jonë u ofruan zgjidhje, me bazë kompromisin edhe politik.
Edi Rama dhe
Ilir Meta ti ofrohen e të përqafojnë zgjidhjet e ofruara nga
Komisioni i Venecias i cili në mënyrë taksative ka paralajmëruar se, ‘aplikimi i një shumice 3/5 në kushtet aktuale të sotme, çimenton kapjen politike’. Mazhoranca demonstroi se është kundër përqafimit të opsioneve, propozimeve dhe zgjidhjeve të Komisionit të Venecias”, përfundoi Alibeaj.












