• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Eliza Dushku “gozhdon” me dokumentarin “Dear Albania”, 217 milion amerikan para TV PBS

admin by admin
5 January, 2016
in Kulture
0
FOTO/ Eliza Dushku “gozhdon” me dokumentarin “Dear Albania”, 217 milion amerikan para TV PBS
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.
Dushku: “E Dashur Shqipëri – Dear Albania” frymezimet jashtë të zakonshmes nga prindërit e mi – Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!”

NEW YORK CITY – Aktorja me prejardhje shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku, solli këtë fillim viti të ri – 2016  dokumentarin e saj për Shqipërinë, të titulluar “Dear Albania” (E dashura Shqipëri).
Dokumentari është xhiruar nga Eliza dhe vëllai i saj Nate me ndihmën e fotografit të famshëm Fadil Berisha.
Dushku ka thënë se ata kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se askush nuk di shumë për këtë shtet që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Tutje ajo ka shtuar se të gjithë e din ku është Greqia, apo Italia, por jo për Shqipërinë që është aty ngjitur me to.
“Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, thotë ndër të tjera Dushku.
eliza dushku1“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.
Dokumentari është shfaqur deri tani në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë.
Kurse, më, 4 janar 2016, dokumentari , “E dashur Shqipëri”, u transmetua në të gjithë SHBA-në kanalin më të madh publik amerikan me 217 milion shikues PBS WORLD,kështu të paktën shkruan në statusin e saj në facebook – aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Ajo sqaron se kjo është një marrëveshje shumë e madhe për mua dhe vëllanë tim (drejtori dhe bashkë-producent i filmit dokumentar “E Dashur Shqipëri – Dear Albania”, familjen tonë, mbështetësve dhe miqtë, si dhe shqiptarëve kudo, në të gjithë globin.
“Ky vend i vogël i Europës Juglindore (Jo, ne nuk jemi Armenia .. ne jemi ALBANIA ..! shkruan ajo) ka qenë një mister për dekada të panumërta, i “fshehur” pas perdes së komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës” deri në 25 vjet të fundit të demokracisë”.
Ati ynë, Filip Dushku, i cili ka lindur në Boston, tregonë ajo, ne profilin e saj për këtë dokumentar,  një brez nga të parët shqiptaro-amerikanë, në Amerikë, e ka përdorur gjuhen shqipe për të folur për ndjenjë të vogël, e të padukshme, që të ngacmon shumë herë, dhe në përgjithësi për rrënjët e tij shqiptare.
“Ai, nuk fliste anglisht në shtëpinë e tij, ai dhe familja e tij, luftuan si emigrantë të paktë në Bostonin e Jugut në  vitet 1940 dhe 50-ta, kur erdhi në Amerikë, për një jetë më të mirë . Në një kohë, kur njerëzit kur vinë në Amerikë kanë tendencë t’i shmangen asaj që ata nuk e kuptojnë – ruajtjes së identitetit të tyre – origjinës prej nga vinë”.
Me shfaqjen e këtij filmi dokumentar të cilin nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 për qind e shtëpive amerikane! “DearAlbania” dokumentar i vend-origjinës tonë, shkruan ajo në statusin e saj,  ne i mbajmë kokat tona lartë dhe krenar, për të treguar sepse jemi në gen dhe të përjetshëm shqiptaro – amerikanë.
Dushku, thotë se, ”Në këtë film, i cili mori mbështetje të pafund nga të rinj e të reja shqiptar, anembanë SHBA, Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, diaspora, kemi për të treguar botës, se kush janë shqiptarët – kulturën tonë, traditat tona dhe bukurinë e mahnitshme, që Shqipëria është në një vend i vogël, por i fuqishëm me traditë, kulturë dhe histori – Shqipëria, dhe trojet e saj përreth tokave shqiptare – Iliriane, të cilat përfshijnë, Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe Malin e Zi.
Me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, shton ajo “Ne kemi zbuluar kaq shumë për veten dhe familjen tonë, karakteristikat tona shqiptare dhe historinë ..të cilat keni për ti besuar vetëm kur keni për të parë “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, keni për të besuar atë emocion të madh që do tju sjell Shqipëria”
Ftesa që kemi bërë të parë këtë film dokumentar i cili është një udhëtim 1 orë me ne, në sajë të PBS & Televizioni Publik Amerikane, është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr e vërtetë, shprehet ajo.
Në fund  aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, në statusin e saj në facebook, shkruan  edhe dy fjalë shqip… “Faleminderit  – Faleminderit, shumë!, Ju lutemi të kënaqeni me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, dhe të ktheheni këtu në statusin tim në facebook dhe na tregoni se çfarë ju frymëzoi ose ju emocionoi më shumë !
eliza dushku me vellaneMe mirënjohjen më të thellë! Dashuri dhe Mirënjohje Eliza Dushku & Nate, përfundon mesazhin e saj në profilin e saj në facebook,
Kështu pra, në më pak se 5 vite nga vizitat e saj e parë në Shqipëri –  Eliza Dushku, tashmë është rikthyer me Shqipërinë dhe shqiptarët, në Televizionin Publik Amerikan PBS pikërisht me premierën e dokumentarit që aktorja hollivudiane me origjine shqiptare, realizoi në verën e vitit 2011 me qëllim promovimin e Shqipërisë, në SHBA.
Nën titullin “Dear Albania”, dokumentari sjell një udhëtim të aktores jo vetëm në vendet më turistike të Shqipërisë, por edhe në trojet shqiptare, tashmë jashtë kufijve zyrtarë, Kosovë,Mal i Zi, Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Bujanovc, Medvegje dhe Diasporë.
Gjatë gjithë këtij rrugëtim Eliza shoqërohet nga vëllai i saj Nat.
“Ky dokumentar do të shfaqet në 217 milion ekrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam e lumtur që do të mund të përcjellim një imazh tjetër të Shqipërisë. Dhe kur të gjithë ne të përmendim Shqipërinë, do të doja shumë që të mos mendonin se shqiptarët janë të gjithë trafikantë dhe rrëmbyes fëmijësh, ashtu siç përcjellin shumë filma hollivudianë. Pasi ne jemi edhe kështu si në dokumentarin tim, mikpritës dhe të besës. Jemi ende duke punuar që ky dokumentar të bëjë xhiron e botës, të transmetohet në Ballkan, Japoni, Kinë e kudo, për të përcjellë një imazh të mirë të Shqipërisë.” ka thënë Eliza Dushku.
eliza dushku - fadil berishaArtistë të njohur edhe jashtë Shqipërisë si Inva Mula, Blerim Destani, Ermonela Jaho, lorik Cana apo Fadil Berisha, Toni Dovolani, i kanë dhënë një tjetër zë këtij dokumentari, duke bërë kështu që imazhi për një Shqipëri të bukur, mikpritëse dhe të qetë të mbërrijë edhe më i qartë.
E ndodhur në festimin e 28 Nëntorit në Nju Jork, mes vëllezërve dhe motrave të saj Eliza Dushku, dha sihariqin për shfaqjen në ekranin e madh të televizionit Amerikan PBS – të premierës së dokumentarit “Dear Albania” me regji te Nate Dushku, ku ajo rrëfehet përtej karaktereve të shumta që ajo ka luajtur në karrierën e saj kinematografike
Një Elizë që e ndan kohën mes xhirimeve studimeve për sociologji – thirrjen e gjakut shqiptar të cilit ajo bashkë me të vëllanë Nate, i kushton këtë dokumentar të plotë “Dear Albania” si dhe frymëzimet jashtë të zakonshmes nga nena e saj -Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!

Beqir Sina – New York

Previous Post

Ekspertët japin alarmin për ndotjen masive të Durrësit

Next Post

Saimir Tahiri e ka vendin në burg

admin

admin

Next Post
Saimir Tahiri e ka vendin në burg

Saimir Tahiri e ka vendin në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.