Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme banesa e një personi me inicialet B.T, 79 vjeç, në katin e 3 në një pallat në zonën e Zogut të Zi. Për pasojë ka vetëm dëme material.
Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka ndodhur nga pakujdesia me një bombul gazi. Policia dhe zjarrfikësja kanë shuar flakët. Teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











