Djali i një gazetari shqiptar në Maqedoni mbeti i vrarë mbrëmë pas një përleshje me thika në lagjen Cair të Shkupit.
Gazetari Sami Ademi ndërsa lajmëroj vdekjen e të birit nëpërmjet Facebook, shpreh dhimbjen e tij të thellë për humbjen e të birit 19 vjecar.
“Te nderuar miq ju njoftoi se prej mbrem me ne shtepin time nuk “banon”gezimi!!! Me nje goditje me thike ne zemer nga plaget e marra ka nderruar jete djali im i dyti Leart Ademi. Varrimi do tebehet me oren 14:00,ndersa namazi i xhenazes do te falet ne xhamin e Qairit afer Tinexit.Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet !” shkruan Ademi
Ngjarja e rëndë në Çair ka ndodhur kur dy grupe në afërsi të restorantit “Biznes” janë përleshur, ndërsa Leart Ademi mori goditje me thikë në zemër. Fatkeqësisht nuk arriti tu mbijetoj plagëve.












