• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Naftë e përzierë me bollëk

admin by admin
4 January, 2016
in Ekonomia
0
Naftë e përzierë me bollëk
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezervuarë nafte bruto në Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Gjatë vitit 2015, kontrollet në pikat e karburantit të kryera nga doganat dhe kompania koncesionare e markimit të karburanteve ka zbuluar 133 raste të naftës apo benzinës së përzjerë që shitet te konsumatorët. Emrat e pikave abuzuese mbahen sekret ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk jep shpjegime mbi gjobat e zbatuara.

Në Shqipëri janë aktualisht afro 1200 pika të tregtimit me pakicë të karburanteve, por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë kapur nga autoritetet në kushtet e tregtimit të karburanteve të përzjera, gjë që nënkupton se një pjesë e karburantit që ka përfunduar në serbatorët e makinave është kontrabandë, është me cilësi të keqe dhe dëmton njëkohësisht buxhetin e shtetit, makinat dhe mjedisin.
BIRN pyeti Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave përmes një kërkese për të drejtën e informimit se çfarë rezultati ka pasur deri tani zbatimi i koncesionit të markimit të karburanteve, një koncesion i shumëkritikuar i dhënë nga qeveria e mëparshme, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues të karburantit të importuar para se ai të hidhet në treg, me synimin e identifikimit në pikat fundore të tregtimit se sa prej naftës së tregtuar është e përzierë me karburant të pa markuar, d. m. th:., është kontrabandë. Aktualisht GFI markon të gjitha karburantet e importuara, por jo naftën bruto të prodhuar në vend. Disa nga tregtarët e karburantit ankohen se kostoja e markimit është tepër e lartë ndërsa GFI thotë se rezistenca ndaj markimit është rrjedhojë e problemit që i krijohet kompanive që nxjerrin një pjesë të fitimeve nga përzierja.
Doganat thanë në përgjigjen e tyre për BIRN se këtë vit janë kryer 3492 kontrolle, nga të cilat, 133 kontrolle kanë rezultuar me naftë të përzierë. Situata nuk është shumë e ndryshme nga viti 2014, kur për periudhën qershor-dhjetor qenë kryer 1122 kontrolle, nga të cilat, 160 raste patën rezultuar me shkelje dhe në 74 raste, pronarët e pikave të karburantit patën refuzuar të lejonin kontrollet.
Sistemi aktual i krijuar nga kontrata koncesionare e qeverisë me kompaninë Global Fluids International sanksionon që karburanti i importuar në Shqipëri të markohet para se të dalë nga territori doganor. Pas kësaj, disa grupe që përbëhen nga punonjës të GFI dhe punonjës të departamentit të Akcizave në Dogana dalin me pajisje analizuese për kontrolle te pikat e karburantit. Pajisjet analizuese raportojnë rezultatet në mënyrë automatike në Ministrinë e Financave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të cilat duhet të marrin masa. Sistemi duket shumë i thjeshtë dhe masat ndëshkuese të parashikuara në ligj janë të rënda. Megjithatë, sistemi nuk duket se po i jep fund tregtimit të naftës së përzierë pavarësisht se i kushton taksapaguesve disa milionë euro në vit.

Fushatë e bujshme
Në maj të këtij viti, qeveria deklaroi se do të niste një fushatë kontrollesh të rrepa dhe ndëshkimesh kundër paligjshmërisë në fushën e tregtimit të karburanteve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaroi në atë kohë se ka hequr licencën për 23 kompani të tregtimit të karburanteve, por heqja e licencave, sipas njoftimit, u krye për “mospërmbushje të kritereve ligjore mbi kapacitetet” dhe jo për përzierje karburantesh. Qeveria e harroi shpejt fushatën dhe vijoi të merrej më gjëra të tjera, ndërkohë që tregtimi i karburanteve të përziera, së paku sipas rezultateve të kontrolleve për markuesin, vijon në përmasa të mëdha.

Karburant i përzierë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se në 293 raste është identifikuar tregtim “karburantesh të përziera” në kontrollet e kryera nga qeshori 2014 deri në nëntor 2015, por nuk jep shpjegime se në çfarë përmasash është konstatuar përzjerja dhe se me çfarë elementësh është kryer ajo.
Zakonisht, përgjatë dekadës së fundit, lënda kryesore e përdorur për përzierje ka qenë produkti i njohur si “nafta virgin”, e cila është benzinë e cilësisë së ulët dhe që është prodhuar si produkt që nuk plotëson standardet për t’u tregtuar. Ky lloj karburanti prodhohet nga rafineritë shqiptare të mëdha, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit. Rafineria e Ballshit ka ndërprerë aktivitetin që nga fillimi i vitit 2015. Megjithatë, dyshohet se në tregun e karburantit të përzierë gjenden edhe disa rafineri të vogla të improvizuara. Një pjesë e naftës së prodhuar në vend duket se përdoret edhe si përzierës për solarin, i cili është një produkt që zakonisht përdoret në kaldajat e mëdha apo në linjat industriale të produkteve të ndryshme si çimento apo tulla.
Doganat thonë se për të gjitha rastet e identifikuara janë kryer “veprimet ligjore që parashikohen, në varësi të shkeljes së kryer, bazuar në ligjin 61/2012 “për Akcizat në RSH”.
Sipas saj, “për rastet kur kanë rezultuar me përzierje të karburanteve, është përllogaritur shuma e detyrimit fiskal të munguar dhe penaliteti përkatës.” Por doganat thonë gjithashtu se nuk janë në gjendje të japin të dhëna për shumën totale të detyrimeve fiskale të identifikuara pasi “shumë prej këtyre subjekteve janë në procese gjyqësore me Autoritetin Doganor”.
Rastet e hetimeve të mëtejshme për të gjetur burimin e naftës që përdoret për përzierje duket se gjithashtu mungojnë. Aktualisht, prokuroria është në ndjekje të vetëm një rasti kontrabande, për të cilin janë arrestuar një numër zyrtarësh të doganave, përfshirë ish-zëvendësdrejtoresha Lula Njebza, personi që duhej të kishte marrë masat ndëshkimore në rastet e gjetjes së karburanteve të përziera në treg.

Autor: Gjergj Erebara
BIRN
Tiranë

Previous Post

Aksi Pogradec – Korçë, furgoni përplaset me autoveturën, 1 i vdekur 7 të plagosur

Next Post

Si i sheh “Zëri i Amerikës” premtimet e pa përmbushura të Adriatik Llallës

admin

admin

Next Post
Si i sheh “Zëri i Amerikës” premtimet e pa përmbushura të Adriatik Llallës

Si i sheh “Zëri i Amerikës” premtimet e pa përmbushura të Adriatik Llallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.