• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Borë dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ja akset problematikë në qarkullim

admin by admin
4 January, 2016
in Ekonomia
0
Borë dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ja akset problematikë në qarkullim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e shtetit ka njoftuar për situatën e akseve rrugore pas reshjeve në të gjithë vendin. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia thekson s e në të gjithë vendin ka pasur reshje shiu dhe bore, por sipas saj në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, ndërsa në disa akse ka pasur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur në rrugë.

Njoftimi i plotë i Policisë për situatën e reshjeve
Në të gjithë qarqet e vendit gjatë këtyre orëve ka pasur reshje të dobëta shiu dhe në lartësitë mbi 1000 m reshjet kanë qenë në formë dëbore.
Në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, por në disa akse ka pasur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur në rrugë.
Të gjitha subjektet e kontraktuara kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca pune, si dhe kanë trajtuar me kripë, segmentet ku ka pasur akull dhe ngrica.
Zonat më të prekura kanë qenë në veri dhe verilindje të vendit, por është prekur edhe qarku i Korçës, kryesisht rrethi i Devollit.
Grupet e inspektimit të Emergjencave Civile të ngritura nga Prefektët e qarqeve po monitorojnë subjektet kontraktuale për mirëmbajtjen e rrugëve.

Situata sipas qarqeve
Qarku Kukës
Prej orëve të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët. Kjo ka bërë që në qytetet të shkrijë një pjesë e dëborës së rënë gjatë natës. Lartësia e dëborës në qytete varion: Kukësi 13 cm, Hasi 18 cm, Tropoja 21 cm. Në lartësitë mbi 700 m ka patur reshje të dobëta flokësh dëbore.Temperaturat 5 deri 9 gradë celsius.
Situata në akset rrugore
Në “Rrugën e Kombit” qarkullimi bëhet pa zinxhirë, sepse edhe dëbora e rënë ka shkrirë kurse në segmentin Kalimash-Morinë po punojnë 6 borëpastruese;
Kukes – Vasije – Draj Reç po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë;
Kukes – Ura Zapod punojnë 2 mjete, 1 fadromë e 1 borëpastruese;
Kolsh – Qafë Shllak 2 borëpastruese e 1 fadromë;
Krume – Qaf Prush-Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë, aksi është i qarkullueshëm por ka pasur ngrica dhe akull në drejtim të Qaf Prushit;
B. Curri – Ura e Dushaj-Fierze-Lekbibaj punon një fadromë;
B.Curri – Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë;
B.Curri – Valbonë punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë;
B.Curri – Qaf Morine punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë;
Ura Drini Zi – Krume punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Rrugët në administrim të Bashkive, në përgjithësi të gjitha janë të qarkullueshme por në fshatrat në lartësi të mëdha, ka probleme.
Në të gjitha territoret e qyteteve po punojnë mjetet për hapjen e rrugëve brenda tyre.


Qarku Dibër

Moti është me vranësira dhe reshje të dobëta shiu lokale. Trashësia e dëborës në Lurë është 8 cm dhe në Kalanë e Dodës, trashësia e dëborës 10 cm. Në rrethin e Bulqizës dhe të Burrelit ka reshje të dobëta shiu.
Situata në akset rrugore
 Aksi kombëtar Peshkopi – Bllatë – Maqellarë – Qafë Bualli është i kalueshëm pa probleme;
Aksi kombëtar Peshkopi – Kala e Dodes ka qenë i qarkullueshëm, por në disa segmente ka patur probleme për shkak të terrenit të thyer e te ngricave; aksi rrugor rural Lurë -Arras nuk është i kalueshëm, por lidhja bëhet nga segmenti tjetër rrugor Lurë -Kurbnesh – Rëshen, i cili është i kalueshem.
Ne zonat e thella të Bashkisë Dibër si Lurë, Selishtë, Kala e Dodes ka vetëm reshje shiu.
Në lumenjtë prurjet nga reshjet janë minimale dhe nuk ka probleme të daljes së tyre nga shtrati.
Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.

Qarku Korçë
Të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të kalueshme.
Aksi kombëtar Qafë Thanë – Korçë nuk ka probleme dhe mirëmbahet nga 7 mjete borëpastruese;
Në aksin Korçë – Kapshticë punojnë 3 mjete borëpastruse; në aksin Korçë – Ersekë punojnë 2 mjete;
dhe në aksin Ersekë – Çarçovë 2 mjete; në aksin rrugor Zëmlak – Liqenas – Dogana Goricë punojnë 2 mjete; kurse në një pjesë të aksit rrugor Boboshticë – Dardhë kalimi kryhet me zinxhirë, për mirëmbajtjen e rrugës punon 1 mjet fadromë.
Subjektet kontraktore po trajtojnë rrugët me kripë dhe kanë në gatishmëri, të gjitha forcat dhe mjetet.
Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.


Qarku Shkodër

Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare rrugore janë të kalueshme, vetëm në aksin rrugor Bardhoc – Iballë ka probleme në qarkullimin rrugor për shkak të prezencës së dëborës. Në këtë aks po punon 1 borëpastruse.
Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak – Fierzë ka prezencë të dëborës në rrugë dhe kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi për shkak se në disa segmente ka ngricë.
Rrugët rurale kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së dëborës, sidomos në disa segmente rrugore të njësive administrative Shosh, Shalë.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Previous Post

Revista “Saras” e nis vitin 2016 me dashurinë

Next Post

Aleksandër Dushaj vetdorëzohet në Tiranë

admin

admin

Next Post
Aleksandër Dushaj vetdorëzohet në Tiranë

Aleksandër Dushaj vetdorëzohet në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.